KËRCËNOHET ME VDEKJE, SERGIO RAMOS DETYROHET TË NDËRROJË

Triumfi në finalen e Kievit dhe i Ligës së Kampioneve (edicioni i fundit) mund të ketë qenë një ëndërr e vërtetë për Sergio Ramos, por shpejt u shëndrrua në një makth, pasi u detyrua të ndryshojë numrin e tij të telefonit.

Mbrojtësi i Real Madridit iu është nënshtruar thirrjeve kërcënuese në lidhje me dëmtimin në shpatull që i bëri Mohamed Salah, duke e dërguar sulmuesin egjiptian të Liverpool të dilte nga loja i pamundur për të vijuar finalen e Champions-it.

Shtypi egjiptian reagoi me zemërim ndaj incidentit, duke e akuzuar Ramosin se ishte “një kasap”, ndërsa nga Egjipti nisi nënshkrimi i një peticioni obline, që kapi shifra të frikshme në pak ditë, përmes të cilit i kërkohet UEFA-s të dënojë kapitenin e “Los Blancos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *