Kadri Veseli shtron iftar !

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shtruar sonte iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, nxënës të Medresesë, artistë dhe personalitete tjera, në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një fjalë rasti para tyre, Veseli deklaroi se Ramazani është muaji që simbolizon vlerat më universale të moralit njerëzor.

Ai tha se përmes agjërimit, ne jemi më afër Zotit dhe më afër njëri-tjetrit ndërsa dëshmojmë se forca shpirtërore është më e madhe se interesat materiale.

“Besimi është forca shpirtërore që mposhtë etjen dhe urinë. Është forca që mposhtë pengesat dhe dëshpërimin që shpesh herë i sjellin sfidat e jetës. Është shpresa për të ardhmen, që i bën njerëzit e popujt të qëndrueshëm përballë sfidave të historisë”.

Ai shtoi se populli ynë e njeh më së miri forcën e besimit, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *