Ndihma juaj – shpëton jetën e një nëne! #SHPËRNDAJENI

Të dashur bashkëvendës,

Me dhembje ju njoftojmë se Nizajete (Llulleci) Ibishi, e lindur në Sllatinë të Epërme dhe martuar në fshatin Kabash të Vitisë, që nga dhjetori i vitit të kaluar është shumë e sëmur dhe gjendet nëpër spitale. Fillimisht, ajo ishte e shtrirë në spitalin e Prishtinës, ku kishte qëndruar 3 ditë, pastaj në atë të Shkupit, në Klinikën e Infektologjisë për 40 ditë, duke u kthyer prapë në Prishtinë, në Klinikën e Neurologjisë ku edhe qëndroi plot 35 ditë por, pa sukses.

Tashmë, kjo nënë e 4 fëmijëve qëndron në Turqi në kërkim të rezultateve pozitive. Mirëpo shpenzimet për shërimin e saj janë të paarritshme për familjarët.

Familja deri tani ka mbuluar gjitha shpenzimet dhe që janë të mëdha…Por, tani më, kur fondet janë harxhuar dhe ajo lufton dita ditës me vdekjen, familjarët bëjnë kërkesë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të atyre që me ndihmën e tyre bëjnë që të shpëtohet jeta e një nëne, buzëqeshjet e katër fëmijëve dhe familjes, që të ndihmohet secili me mundësitë që ka.
Në përkujdesje të Nizajetes në Turqi është motra bashkë me bashkëshortin e saj ( Rrahim Ibishi) dhe xhirollogaria është në emër të vëllait Xhevdet Llullecit nga Sllatina e Vitisë.

Zoti ju shpërbleftë gjitha ata që hapin zemrën për ta shpëtuar këtë nënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *