E dini sa kushton centrali berthamor Akkuyu ne Turqi?? do habiteni…

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se sot do të hidhen themelet e centralit bërthamor në Akkuyu të Mersinit.

Në një postim të tij të bërë në mediat sociale në lidhje me centralin bërthamor, Presidenti Erdogan shkruan: “Sot me mikun tim, Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin do të hedhim themelet e centralit bërthamor në Akkuyu që është një projekt gjigant në vlerë 20 miliardë dollarë dhe që paraqet një hap të rëndësishëm për të ardhmen e marrëdhënieve turko-ruse”.

Agjencia Turke e Energjisë Bërthamore dje lëshoi licencën për ndërtimin e njësisë së parë të centralit bërthamor të energjisë në Akkuyu.

Me vënien në veprim të centralit që do të kontribuojë në sigurinë e energjisë në vend do të plotësohen nevojat e Turqisë për energji në nivel 10%.

Gjatë ndërtimit të centralit të energjisë bërthamore do të punësohen afërsisht 10 mijë punonjës, ndërsa gjatë periudhës 60-vjeçare të menaxhimit të centralit do të jenë të punësuar 3 mijë e 500 punonjës.

Aktualisht në botë funksionojnë 450 centrale bërthamore në 31 vende të ndryshme, ndërsa ndërtohen 55 të tjera.

Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë ka përgatitur një film të shkurtë prezantues të rëndësisë së energjisë bërthamore ku marrin pjesë Prof. Dr. Aziz Sancar fituesi i çmimit Nobel dhe shkencëtarja turke Prof. Dr. M. Bilge Demirkoz fituesja e çmimit të UNESCO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *