Mësohet vendndodhja e personit i cili sulmoi dje pjesëtarin e NJSI-së (VIDEO)

Mësohet vendndodhja e personit i cili sulmoi dje pjesëtarin e NJSI-së (VIDEO)
Një person me xhaketë të kaltër dhe një kapele në kokë është personi i cili goditi njërin nga pjesëtarët e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, gjatë përpjekjes së djeshme për të hyrë në sallën ku ndodhej Marko Gjuriq.

Mediat serbe shkruajnë se personi në fjalë është dërguar në një lokacion të fshehtë në Serbi, pasi është në kërkim nga Policia e Kosovës për sulm ndaj zyrtarit të tyre.

“Lokacioni i tij aktualisht është një sekret i mbajtur rreptësisht dhe ndodhet në territorin e Serbisë qendrore ”, tha një burim për Telegraf.rs.

Ngjarja e djeshme në veri të vendit ndodhi pasi Marko Gjuriq nuk respektoi ndalesën për të hyrë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *