Greqia kërcënon Turqinë: Do iu shtypim si Perandorinë Osmane

Ministri i Mbrojtjes në Greqi, ka kërkuar mbështetje nga “miqtë dhe aleatët” për lirimin e dy ushtarëve grekë që ndodhen në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Turqi.

Mesazhin e rreptë ia dërgoi Turqisë, në një deklaratë të mbajtur një ditë më parë gjatë festën kombëtare të shpalljes së pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane.
Ministri i Mbrojtjes , Panos Kamenos, ka folur me një gjuhë të ashpër duke u shprehur:

“Unë dua t’i siguroj popullin grek që forcat e armatosura të vendit janë të gatshme të përballen me çdo sfidë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ne jemi një popull paqësor, ne bëjmë gjithçka për paqe, por ata që guxojnë të sfidojnë sovranitetin tonë do të shtypen. Ndërsa luftëtarët grekë shkatërruan një perandori të fuqishme osmane në 1821. Ata që mendojnë për perandori të gjatë otomane duhet të kujtojnë 1821, se si populli grek si një shpirt i bashkuar dhe i fortë u përball Perandorinë Osmane dhe e rrëzoi”.
“Unë kërkoj mbështetjen e miqve dhe aleatëve për lirimin e dy grekëve të cilët janë të burgosur në Edirne. Ne kemi nevojë për veprim dhe tani ne do të llogarisim miqtë dhe aleatët tanë. Ju duhet të kuptoni se Turqia mund të dërgojë vazhdimisht mesazhe paqeje dhe pajtimit, por një sjellje të tillë nuk është e lejueshme”.
Ndërkaq, Ekathimerini që raporton deklarimet e Kamenos-it, citon presidentin Erdogan që të ketë thënë se “patjetër do ta ndërtojmë Turqinë e madhe” dhe se “ne nuk do të harrojmë plagët në zemrat tona të shkaktuara nga kufijtë artificialë që ata kanë diktuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *