Erdogan: Sot Afrini, nesër Manbiji!!! Eufrati..

Erdogan: Sot Afrini, nesër Manbij!!! Eufrati..

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, për herë të parë që nga takimi i sekretarit të shtetit të SHBA, Rex Tillerson muajin e kaluar, trajtoi çështjen e qytetit në veri të Sirisë Manbij, duke përsëritur se Manbij do të jetë objektivi i ardhshëm i Turqisë pas inkursionit ushtarak në Afrin.

“Sot ne jemi në Afrin, nesër do të jemi në Manbij, një ditë pasi do të jemi në lindje të Eufratit për të pastruar të gjithë terroristët deri në kufirin e Irakut”, tha Erdogan në qytetin perëndimor Mugla të hënën .

Forcat turke filluan një operacion ndërkufitar në Afrin më 20 Janar bashkë me aleatët arabe sirianë nga fraksione të ndryshme të Ushtrisë Siriane, kundër luftëtarëve kurdë që Ankaraja thotë se janë terroriste. Sipas vlerësimeve, forcat e udhëhequra turke kanë marrë rreth 20 për qind të enklavës veriperëndimore deri tani dhe po bëhet e qartë se Turqia po përgatitet tani për të sulmuar vetë qytetin e Afrinit.

“Ne do ta mbajmë organizatën terroriste dhe mbështetësit e saj përgjegjës për secilin prej dëshmorëve tanë”, tha Erdogan. “Ne jemi të vetëdijshëm për mashtrimet e pabesë ndaj nesh. Me lejen e Allahut, Turqia ka fuqinë, energjinë dhe strategjinë për t’u marrë me të gjitha këto truke. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *