Ushtarët izraelitë hedhin gaz lotsjellës ndaj një çifti me foshnje

Policia kufitare izraelite ka hedhur gaz lotsjellës mbi një palestineze e cila në krah mbante një foshnje dhe burrin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Video-xhirimi i kësaj skene u publikua nga organizata izraelite për të drejtat e njeriut “Yes Adit”. Në pamjet nga fshati Burin në Nablus, shihet se si një nënë me foshnjën e saj në krahë dhe burrin e saj përpiqen të largohen nga ushtarët izraelitë.

Në atë moment, ushtarët izraelitë hedhin gaz lotsjellës ndaj çiftit bashkëshortor me një fëmijë.

Të premten palestinezët mbajtën një protestë kundër përpjekjes së dhunshme të kolonëve hebrenj për të hyrë në Burin.

Tensionet në territoret palestineze janë të pranishme që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Presidenti i SHBA-ve Donald Trump mori vendimin për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar revoltë në botën arabe dhe muslimane.

Që nga ajo kohë, palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e bllokuar të Gazës organizojnë protesta çdo të premte kundër vendimit të diskutueshëm amerikan, të cilat shpesh çojnë në përleshje me forcat izraelite.

Rreth 3 milionë palestinezë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe më shumë se 300 mijë në Kudsin Lindor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *