Trump bisedë telefonike me princin e Arabisë Saudite dhe EBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar biseda telefonike me princin e kurorës së Arabisë Saudite Muhammed bin Selman dhe princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Muhammed bin Zajed, tansmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë janë njoftuar detajet në lidhje me bisedat e zhvilluara mes Trump dhe princave.

Bëhet e ditur se Trump në bisedë ka tërhequr vëmendjen tek “veprimet destabilizuese të Iranit në rajon”.

Ndërkohë, theksohet se Trump në bisedat me dy princat ka shprehur falenderime për përpjekjet që kanë treguar në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC).

Në kuadër të bisedime thuhet se janë diskutuar edhe çështjet për rritjen e bashkëpunimeve ekonomike dhe të sigurisë të SHBA-së me Arabinë Saudite dhe EBA-në.

Trump, i cili shpesh herë zhvillon biseda telefonike me udhëheqësit e shteteve të Gjirit, thekson se në këto kontakte veçanërisht diskutohen temat për kufizimin e hapave rajonalë të Iranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *