Sulmohet SHBA-ja!

Sulmohet SHBA!

Të paktën tre persona janë hospitalizuar pasi në një bazë ushtarake amerikane në shtetin federal të Virginias, hapën një dërgesë me një substancës të panjohur, raporton Anadolu Agency (AA).

Personeli në bazën ushtarake Fort Myer-Henderson Hall në Arlington pranoi dhe e hapi një dërgesë në të cilën gjendej një substancë e dyshimtë.

Pas hapjes së zarfit të paktën 11 persona lajmëruan se ndjehen keq ndërsa tre persona u hospitalizuan.

Autoritetet lokale njoftuan se personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur hetim me qëllim të vërtetimit të llojit dhe origjinës së substancës që në zarf mbërriti në bazë. Hetimet i zbaton Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Qendra hetimore e marinës (NCIS).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *