Shpërthim në Turqi ka të vdekur ..-

Shpërthim në Turqi ka të vdekur  afër provincës Sinop

Një shpërthim në një anije mallrash la të vdekur një person dhe plagosi një tjetër afër provincës Sinop në rajonin e Detit të Zi në Turqi

Sipas informacioneve të siguruara, shpërthimi ndodhi për shkak të presionit të gazit në repartin e kazanëve të anijes, e cila ishte ankoruar 15 milje larg brigjeve të Sinopit.

Mumtaz Amca, anija me flamur të Liberisë, u soll katër milje larg bregut të Sinopit pas shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit, jetën humbi Kazim Sucu, anëtar i ekuipazhit.

Anëtari tjetër i ekuipazhit, Ragip Yanak, i cili pësoi plagë, u shpëtua nga një anije detare policore dhe është dërguar në një spital shtetëror.

Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), zjarrfikësit dhe ekipet policore janë të pranishme në breg në kuadër të aktiviteteve të shpëtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *