Kapet sasi e madhe e DROGES në Durrës! (SubhanAllah)

Gjatë një operacioni antidrogë në Durrës janë sekuestruar mbi 613 kilogramë kokainë, ndërsa janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, si të dyshuar të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotikek

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje rreth operacionit antidrogë, i cili ka theksuar se sasia rekord e drogës së sekuestruar është me vlerë tregu rreth 180 milionë euro.

“Policia e Shtetit Shqiptar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor ka arritur të finalizojë operacionin e koduar “Last Snow”. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milionë euro. Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me konteiner nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri. Kokaina ishte e fshehur në konteiner të ngarkuar me banane”, tha Veliu gjatë konferencës.

Sipas policisë, sasia e lëndëve narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode, ndërsa konteineri i mbërritur në Portin e Durrësit, është mbajtur nën vëzhgim derisa ka mbërritur në magazinat e kompanisë që kishte porositur bananet.

Veliu tha se autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet rreth operacionit në fjalë në bashkëpunim me partnerët e huaj dhe institucionet ndërkombëtare që merren me luftën kundër lëndëve narkotike, për të zbuluar sipas tij gjitha lidhjet dhe personat e përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *