Perdoren Armet Kimike! çka po ndodh ne Guta..? O Zot

Regjimi i Bashar al-Asadit përkundër vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për armëpushim në Siri, përsëri përdori armë kimike në Gutën Lindore

Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) në një deklaratë nëpërmjet llogarisë në rrjetin social njoftoi se regjimi i Asadit ka goditur me armë kimike me përmbajtje të gazit klorin qytezën Shifonije.

Poashtu edhe zyrtarët e spitalit Duma në një deklaratë për AA njoftuan se 16 civilë janë prekur nga gazi helmues.

Regjimi i Asadit gjatë dy muajve të fundit ka sulmuar 3 herë qarkun Duma me gaz klorin.

Burimet spitalore bëjnë të ditur se përveç sulmit me përmbajtje kimike, në bombardimet gjatë ditës së sotme ka humbur jetën një fëmijë.

Forcat e regjimit sirian që nga orët e mëngjesit të ditës së sotme kanë kryer sulme tokësore dhe ajrore ndaj rajoneve Duma, Haresta, Shifoniyye, Kefer Batna, Hammuriye, Sakba, Baeyt Sava dhe Merxh të Gutës Lindore. Si pasojë e këtyre sulmeve humbën jetën 4 civilë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *