A e dini sa të pastrehë jetojnë në PARIS..??!!!

Nënkryetari i parë i qytetit të Parisit, Bruno Julliard, njoftoi se shumë të pastrehë janë numëruar në kryeqytetin francez

Për herë të parë, Bashkia e Parisit vendosi të numërojë numrin e të pastrehëve të saj. “Rreth 3 mijë persona u numëruar në hapësirë publike të Parisit”, tha Julliard, duke shtuar se kjo shifër ishte “ndoshta shumë më poshtë realitetit”.

Të enjten e kaluar, rreth 2 mijë vullnetarë dhe zyrtarë numëruan njerëzit që flinin jashtë, grumbulloheshin nëpër porta, parkingje, stacione të metrosë ose në spitale për arsye shëndetësore.

“Të gjitha parkingjet nuk janë marrë parasysh, të gjitha shkallët e ndërtesave poashtu nuk janë marrë parasysh. Ne nuk i zgjuam të pastrehët, ne nuk i hapëm tendat në të cilat mund të ketë patur njerëz”, theksoi Julliard.

Disa organizata humanitare thonë se numri është mbi 5 mijë.

Në Francë, nuk ka regjistrim zyrtar të të pastrehëve. Vetëm një sondazh i Institutit Kombëtar të Francës INSEE, vlerësoi se 143 mijë të pastrehë ishin në Francë, duke përfshirë 28.800 frëngjisht folës të rritur në rajonin Ile-de-France, i cili përfshin Parisin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u zotua se deri në fund të vitit 2017 askush nuk do të flinte në rrugë.

“Ne kemi dështuar atje”, pranoi Macron javën e kaluar, duke treguar për një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve afrikanë dhe atyre të Azisë Jugore dhe refugjatëve të cilët shpesh përfundojnë në kampe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *