Regjimi i Asadit po çmendet..!! shikoni çka..-

Të paktën 30 civilë, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, në Gutën Lindore të cilën e mban nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të gazetarëve të AA-së në Gutën Lindore, regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij nga orët e mëngjesit kanë zhvilluar sulme ajrore dhe tokësore ndaj Duma, Harasta, Hamouriyah, Mesraba, Marj, Saqba, Jesreen, Kafr Batna, Ein Tarma dhe Shifoniyye.

Burimet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) njoftuan se në sulmin ajror ndaj Hamouriyah kanë humbur jetën 20 civilë në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Në sulmet ajrore dhe tokësore ndaj Saqba humbën jetën 7 civilë, ndërsa në sulmin ajror ndaj Jesreen humbën jetën tre civilë.

Ndërkohë të plagosurit të shpëtuar janë marrë nën trajtim mjekësor në qendrat e shëndetësisë të transferuar nga ekipet e Mbrojtjes Civile. Sulmet vazhdojnë pandërprerë, ndërsa shprehet shqetësim se numri i të vdekurve mund të rritet.

Në Gutën Lindore , cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astanë u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë në qasje të barnave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *