SHBA-ja tani kërkonë bashkpunim në Siri..!!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të punojnë bashkë me Turqinë për të siguruar që banorët lokal, do të marrin kontrollin e zonave të çliruara në Siri, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi rënë dakord me Turqinë mbi nevojën që banorët të marrin kontrollin e zonave të çliruara, për çka do të bashkëpunojmë me Turqinë edhe në parandalimin e çdo diversioni të mundshëm në çdo zonë tjetër”, tha Mattis.

Mattis tha më tej se, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe homologu i tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, janë pajtuar për një bashkëpunim mbi disa çështje shumë të rëndësishme.

Tillerson të enjten vizitoi Turqinë, ku takoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrin e Jashtëm, Çavuşoğlu, me të cilët bisedoi për disa çështje të cilat prekin të dyja shtetet, në veçanti zhvillimet në Siri dhe Irak.

Ankaraja dhe Washingtoni ranë dakord për të normalizuar marrëdhëniet pas një periudhe tensionesh, duke riafirmuar zotimin për sigurinë e dy vendeve dhe ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë, duke u pajtuar për të formuar një mekanizëm efektiv i cili do të aktivizohet nga mesi i marsit.

I pyetur se si do të funksionojë ky mekanizëm në Afrin dhe Munbixh të Sirisë, Mattis tha se është bërë një zotim që të shqyrtohen detajet e tij.

“Pikërisht kjo është çështja se si do të funksionojë ky mekanizëm në Afrin. Kjo është ajo të cilën ne do të duhet ta përpunojmë si çështje. Gjithsesi do të gjejmë një zgjidhje”, tha Mattis.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar nga shkaku i mbështetjes së SHBA-ve për organizatën terroriste PYD/YPG/PKK në veri të Sirisë, që SHBA-të e quajtën një “aleat të besueshëm” në luftën kundër DEASH-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *