Pse më vonohen? Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne!

Vonesa e menstruacioneve mund të shkaktojë panikë të paparë ose gëzim të pabesueshëm. Gratë që përpiqen të bëhen nëna, me gëzim të madh do ta kishin pritur vonesën e periudhës menstruale, por të gjitha të tjerat nuk do të ishin aspak të kënaqura.

Shtatzënia nuk është arsyeja e vetme për vonesën e gjakderdhjes menstruale. Shumë faktorë ndikojnë në ciklin tuaj dhe mund ta “zhvendosin” menstruacionin i cili është kyç për shëndetin reproduktiv femëror.

Ja se çfarë mund të sjellë në vonesën e periudhës menstuale:

Stresi
Stresi ndikon në nivelin normal të hormoneve në organizëm dhe mund të ndikojë që ovulacioni të vonohet, e nga kjo edhe menstruacionet. Ndryshimet e mëdha në mënyrën e jetesës dhe ngjarjet stresuese (ndarja, probleme në punë, vdekje, sëmundje në familje..) e rrisin nivelin e kortizolit – stres hormonit në trupin tonë, i cili ndikon mbi sekretimin e hormoneve estrogjen dhe progesteron. Ndryshimi i niveleve të hormoneve ndikon në vonesën e menstruacioneve.

Ndryshime drastike në peshën trupore
Nëse në kohën e fundit keni qenë në dietë strikte dhe për kohë të shpejtë keni ulur peshën trupore, ose keni ngrënë pa masë dhe shumë shpejtë keni ngritur peshën, është e mundur që të ballafaqoheni me menstruacione jo të rregullta. Shanset për vonesë të menstruacioneve rriten edhe nëse keni peshë ekstreme të ulët ose të lartë.

Çrregullim në të ushqyerit
Gjendje të caktuara të lidhura me çrregullimin në të ushqyerit, si që është bulimia ose anoreksia, në mënyrë serioze ndikojnë në periudhën menstruale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *