Zbulohet (rastesisht) bashkpunimi Izrail-ISIS (shokuese)

Deputetja e Listës së Bashkuar Arabe në kuvendin izraelit (Knesset), Aida Tuma Sulejman, ka pohuar se Izraeli ka blerë naftë nga organizata terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta izraelite Yediot Ahronot, në të cilën thuhet se deputetja Sulejman në një seancë parlamentare të së hënës ka thënë se Izraeli ka bashkëpunuar me DEASH-in dhe ka blerë naftë nga kjo organizatë.

Sulejman ka thënë se deklaratën e saj e mbështet në raportet e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se bashkëpunimi i Izraelit me grupet radikale në Siri është dokumentuar nga ana e OKB-së.

Ajo po ashtu është shprehur se lidhja në fjalë është forcuar edhe më shumë pasi janë shpalosur dokumente rreth listës së klientëve që kanë blerë naftë nga DEASH-i dhe se edhe Izraeli ka kryer një veprim të tillë.

Gazeta Yediot Ahronot ka shkruar se komentet e deputetes Sulejman kanë ardhur teksa është përgjigjur ndaj akuzave për “mbështetje të Iranit” me të cilën përballen deputetët arabë të cilët kanë kritikuar sulmet e Izraelit ndaj objektivave në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *