TRUMP BËN GATI SANKSIONET PËR ALEATËT E SHBA QË E KONKURROJNË NË TREGTI

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ndërmarrë sanksione ndaj aleatëve që ai i shikon si konkurentë tregtarë të Amerikës.

“Në javët e ardhshme do të dëgjoni me hollësi mbi të gjithë planin. Nuk do të lejojmë që të tjerët të përfitojnë nga Amerika. Do të vendosim tarifa reciproke. Pakti i parë që pritet të ndryshohet është nafta, që flet për tregtinë e lirë me Kanadanë dhe Meksikën dhe më pas të tjerat. Të ashtuquajturit aleatë të Amerikës përfitojnë nga ne nuk janë aleatë”, tha Trump që nuk përmendi me emër se kush ishin këto shtete, por u kuptua qartë se flitet për Gjermaninë, një vend i zhvilluar që është prodhues i madh për të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *