Shiko çka gjendet në parlamentin e Britanisë..!

Policia britanike ka njoftuar se kanë filluar një hetim pasi një pako e dyshimtë është gjetur në ndërtesën e Parlamentit të Britanisë, në Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Policia e Londrës theksohet se është “dorëzuar një pako e dyshimtë në një zyrë në Parlament”.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se “ekipet speciale po hetojnë për një letër me pluhur të bardhë.”

Njoftohet se pjesët e tjera të Parlamentit janë të hapura dhe se në lidhje me ngjarjen janë njoftuar edhe njësitë e anti-terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *