KANCERIT PO I VIE FUNDI: Fillon testimi i vaksinës që mbyt të gjitha tumoret

Një vaksinë revolucionare kundër kancerit, e cila sulmon tumoret në të gjithë trupin po hyn në një fazë të testimit tek njerëzit, dhe shkencëtarët nga Universiteti Stanford argumentojnë se vetëm një injeksion indukton një përgjigje imune të trupit dhe sulmojn të gjitha tumoret.

Siç kanë publikuar mediat amerikane, testimi në njerëzit fillon pas testeve në minj, që sipas shkencëtarëve, ka shkuar “shumë mirë”, përcjell gazetametro.net.

Nëntëdhjetë për qind e kafshëve të testuara janë shëruar pas vetëm një injeksioni, dhe pjesa tjetër pas vetëm një e më shumë. Vaksina veproi në minj te të cilët kanceri ishte përhapur në të gjithë trupin.
Megjithëse terapia quhet “vaksinë kundër kancerit”, dallimi me vaksinat e tjera klasike është se ajo aplikohet tek njerëzit që tashmë janë të sëmurë dhe jo si vaksinë parandaluese e sëmundjes.

Është planifikuar që vaksina të testohet në 15 pacientë vullnetarë që aktualisht janë të identifikuar me kancer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *