Po eskalon situata në Siri! SubhanAllah..-

Të paktën shtatë civilë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi me bombë në qendrën e qytetit verior të Sirisë, Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në deklaratën për AA tha se, si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në qendrën e qytetit kanë humbur jetën të paktën shtatë civilë dhe janë plagosur 30 të tjerë.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Idlibi, i cili gjendet në veri të Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë, ishte shpallur “zonë e deeskalimit” nga ana e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në mbledhjen e mbajtur më 4-5 maj të vitit 2017 në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *