ERDOGAN Jep lajmin e zi për Turqinë

Humbje jetësh..

Erdoğan: Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” është rrëzuar një helikopter ushtarak. Ata do ta paguajnë këtë, me një kosto shumëfishe.

Dy ushtarë turq janë vrarë pasi helikopteri i tyre u rrëzua gjatë një operacioni ushtarak të Ankarasë kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë veriore.

Kryeministri turk Binali Yildirim njoftoi vdekjen e tyre në një fjalim televiziv të shtunën.

“Në këtë fazë mund të themi se një nga dy helikopterë u rrëzua. Në këtë fatkeqësi kanë rënë dy dëshmorë”, tha Yildirim.

Më parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte thënë se një helikopter i ushtrisë ishte rrëzuar pranë krahinës jugore Hatay.

“Këto gjëra do të ndodhin, ne jemi në një luftë … Mund të humbim një helikopter, por ata do të paguajnë çmimin për këtë,” tha ai në Stamboll

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *