Shiko qka ka bërë KATARi Për PALESTINEN

Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani ka zhvilluar bisedë telefonike me udhëheqësin e Hamasit Ismail Hanije, të cilit ia ka riafirmuar mbështetjen e vendit të tij për popullin dhe kauzën palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit (QNA), Hanije e ka informuar Al Thanin mbi “kushtet kritike humanitare me të cilat ballafaqohen banorët e Gazës si rezultat i rrethimit të vazhdueshëm të territorit dhe mungesës së karburantëve nga shkaku i njëjtë”.

Emiri, nga ana e tij, i ka premtuar Hanijes se Doha do të vazhdojë mbështetjen e saj të gjatë për popullin palestinez, veçanërisht në lidhje me rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta në Gaza.

Hanije, ndërkohë, ka shprehur falënderimet e tij në emër të popullit të Gazës për “mbështetjen e vazhdueshme për çështjen palestineze”.

Thirrja telefonike e së enjtes ishte e para për Hanijen nga një udhëheqës i huaj që kur SHBA-të e cilësuan shefin e Hamasit si “terrorist global” në fund të muajit të kaluar.

Në vitet e fundit, Katari ka kryer projekte të shumta rindërtimi në Gaza, të cilat kanë përfshirë ndërtimin e rrugëve dhe spitaleve.

Rripi i Gazës vazhdon të vuajë nga embargoja izraelite/egjiptiane prej dhjetë vjetësh, që i ka privuar afërsisht dy milionë banorë nga shumë produkte themelore, duke përfshirë lëndët djegëse, barnat dhe materialet e ndërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *