Erdoğan shpallet president nderi i .. (Elhamdulilah)

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shpallur president nderi i delegacionit administrues të programit “Kryeqyteti Rinor i Botës Islame Kuds 2018”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Forumi Rinor për Dialog dhe Bashkëpunim të Organizatës së Konferencës Islamike (İKGF-Dİ) bëhet e ditur se sot nën paronazhin e presidentit palestinez, Mahmut Abbas, u realizua hapja e programit “Kryqyteti Rinor i Botës Islame Kuds 2018”. Programi u organizua në bashkëpunim të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Palestinës dhe İKGF-Dİ-it, e cila vepron në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).
Në hapjen e programit ishte i pranishëm edhe ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, dhjetë ministra nga shtetet anëtare të OBI-t, si dhe delegacione të nivelit të lartë nga 30 shtete.

Gjatë adresimit të tij në ceremoninë e hapjes, presidenti Abbas falenderoi Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan për jetësimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe për të qenë nikoqir i İKGF-DI-së. Ai tha se projektet të cilat do të realizohen në kuadër të këtij programi janë shumë të rëndësishme për rininë e Palestinës.
“Kauza e Kudsit është një kauzë ku bota muslimane bashkohet. Në të njëjtën kohë Mesxhid-i Aksa është arsyeja e themelimit të OBI-t. Duke filluar nga vëllezërit arabë, i ftojmë të gjitha shtetet anëtare të OBI-t, institucionet dhe organizatat përkatëse të saj të japin mbështetjen e nevojshme për aktivitetet të cilat do t’i realizojmë në bashkëpunim me İKGF-Dİ-në”, theksoi presidenti Abbas.
“Bota është më e madhe se Trumpi”
Presidenti i İKGF-Dİ’së, Elshad İskandarov, tha se me shpalljen e Kudsit si kryqytet rinor i Botës Islame te opinioni publik porosisin se “Bota është më e madhe se Trumpi”.

“Këtë e kemi bërë përkundër të gjitha pengesave dhe kërcënimeve të tërthorta kundër institucionit tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ai.
Njoftohet se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është zgjidhur president nderi i delegacionit administrues të programit “Kryqyteti Rinor i Botës Islame Kuds 2018″.
Kryeqytet i parë i programit të “Kryeqytetit Rinor të Botës Islame”, të realizuar nën koordinimin e İKGF-Dİ’së, në vitin 2016 u zgjodh Stambolli, ndërsa në vitin 2017 u zgjodh Putrajaya në Malajzi, Fez në Marok dhe Shiraz në Iran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *