Arabia Saudite (Pasi e kundershtuan ashper te gjithë)mohon se “ka hapur hapësirën ajrore për fluturimet në Izrael”

Arabia Saudite ka mohuar pretendimet se ka hapur hapësirën ajrore të saj për fluturimet e drejtpërdrejta mes Indisë dhe Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Arabisë Saudite El-İhbariyye, Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se Arabia Saudite nuk ka lejuar Indian Airlines që të përdorë hapësirën ajrore të saj për fluturimet e drejtpërdrejtë për në Izrael.
Më herët, një lajm të së përditshmes izraelite Haaretz të bazuar në burime të afërta me Autoritetin e Aviacionit Civil të Izraelit thuhej se “Arabia Saudite ka lejuar që të kalojnë nga hapësira ajrore e saj avionët indianë të cilët do të fluturojnë nga qyteti Delhni për në kryeqytetin e Izraelit në Tel Aviv”.
Për 70 vjet, hapësira ajrore saudite ka qëndruar e mbyllur për aeroplanët izraelitë dhe për të gjitha fluturimet e lidhura për shtetin hebre.
Si duket e masin pulsin e popullit  per te vepruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *