Siri:Mali Darmak çlirohet..-

Që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”, e cila zhvillohet në rajonin Afrin të Sirisë, terroristët e organizatës PYD/PKK janë dëbuar nga mali Darmak dhe aty tani valëvitet flamuri i Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mali ka një rëndësi strategjike në veriperëndim të Afrinit nga ku prej 20 janarit, që kur filloi operacioni “Dega e Ullirit” në këtë zonë, pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK kanë kryer sulme raketore në qytetin Kilis të Turqisë.

Forcat turke pastruan malin nga terroristët dhe vendosë flamurin turk.
Operacioni në të cilin janë përfshirë edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), ka nisur më 20 janar me qëllim të vendosjes së sigurisë në zonën kufitare, duke neutralizuar elementët terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it, duke çliruar territorin nën pushtimin e terroristëve dhe duke mbështetur popullatën e kësaj zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *