A ka ndonjë gjë që sipas jush është hallall?

Hoxhë, çfarë mendimi ke për muzikën? -Vëlla, muzika është haram në Islam.. A krediti, çfarë mendimi ke për të? -Nuk lejohet. Edhe ai është haram. E rruajtja e mjekrrës a bën? -Jo vëlla, rruajtja e saj është haram.. E pirja e duhanit hoxhë? Mekruh apo? -Jo, pirja e duhanit gjithashtu është haram. Po femrave të huaja me ua dhënë dorën? -Nuk bën vëlla. Edhe ajo është haram.

Eiii hoxhë. Po a ka najsen që sipas juve është hallall?

-Po vëlla. Hallalli është shumë, por problemi është se ty vetëm harami po të intereson.
Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *