Një i vdekur, 12 persona të lënduar në Turqi gjatë raketimit nga Siria

Në qarqet ndërkufitare turko-siriane Kilis dhe Hataj kanë rënë tetë raketa.

Në qytetin Rejhanli, në qarkun Hataj janë lënduar 10 persona, pas ç’ka njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Raketat kanë qëlluar një shtëpi, si dhe tregun lokal dhe një objekt tregtar. Të lënduarit menjëherë janë hospitalizuar.

Në raketimin në Kilis janë lënduar tre persona, prej të cilëve njëri është në gjendje të vështirë shëndetësore. Njëra raketë ka rënë në mes të bulevardit në Kilis, me ç’rast një automobil është qëlluar me granatë.

Televizioni turk “Huriet dejli njuz” informoi se raketimin e djeshëm e kanë kryer pjesëtarë të Forcave për mbrojtjen e popullit dhe Partia Punëtore Kurde nga rajoni i Afranit./mia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *