Ofendoi muslimanët me një ripostim në Twitter, Trump shfaq gadishmërinë të kërkojë falje…duke ofenduar sërish!

Donald Trump ka kërkuar falje për ripostimin e videove të postuara në internet nga Britain First dhe tha se e bëri këtë sepse ai është një “besimtar i madh në luftimin kundër – dhe më pas ka ofenduar sërish – ‘terrorizmit dhe radikalizmit islamik’”.

Ndërkohë, dihet se elita muslimane nuk e ka pranon se ekziston së paku ndonjë “terrorizëm islamik”. Ata thonë se ekziston terrorizmi, radikalizmi po ashtu, porse kur shfaqen të tilla, ato automatikisht shkëputen dhe veçohen nga fjala “Islam”, nisur nga kuptimi etimologjik që bart, Paqe.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë po intervistohej nga Piers Morgan në Davos dhe përfundimisht tha se do të kërkonte falje nëse grupi i ekstremit të djathtë shihet si i tmerrshëm dhe racist.

Ky reagim vjen dy muaj pasi Trump ripostoi tre video në të cilat shfaqeshin materiale anti-muslimane.

Ato fillimisht ishin postuar nga nacionalistja britanike Jayda Fransen, e cila është dënuar për krime të urrejtjes dhe Theresa May e dënoi publikisht Trump-in për postimin.

Ai u pyet për ripostimet e debatueshme gjatë intervistës, e cila u transmetua në Good Morning Britain dhe tha se nuk e dinte se kush ishte Britania First kur mesazhet ishin postuar nëntorin e kaluar.

Trump shtoi më pas se është “personi më pak racist që mund ta takoni në tokë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *