A I Lejohet Femres Muslimane Të Veshë Rroba Dhe Me Vendos Shami Me Shumë Ngjyra Apo Duhet Të Jenë Vetem Një Ngjyrshe Apo …?

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Nuk është kusht që femra muslimane të vendosë shamin apo hixhabin vetëm me një ngjyrë. Ngjyra e zezë nuk është kusht edhe pse ndoshta është më e preferuar për arsye se nuk tërheqë shumë vëmendjen dhe shiqimin, por edhe ngjyrat tjera janë të lejuara, nëse ato nuk tërheqin shqimin e të tjerëve. Mirëpo, me këtë rast duhet të cekim diçka tjetër e që është shumë me rëndësi për motrat muslimane të cilat mbulojnë trupin e tyre.
Femra e cila dëshiron të mbulohet, mbulesa e saj pa tjetër duhet ti plotësojë disa kushte. Nëse mbulesa nuk i ka plotësuar këto kushte atëherë nuk llogaritet mbules.
Kushti i parë:
Të përfshijë tërë trupin.
Kushti i dytë:
Mos të jetë zbukurim në vetën e saj. Do të thotë mos të jetë e zbukuruar në mënyrë që të tërheqë vëmendjen dhe të tërheqë shiqimin.
Kushti i tretë:
Mos të jetë e tejdukshme sepse qëllimi i hixhabit është mbulesa e trupit ndërsa ai hixhab i cili është i tejdukshëm jo që mbulon trupin e femrës por ajo i shton bukurin asaj edhe më shumë dhe është sprovë edhe më e madhe.
Kushti i katërtë:
Të jetë e gjërë mos të jetë e ngushtë. Hixhabi i ngushtë përshkruan trupin e femrës dhe kjo shkakton në mëkate. Ndërsa vizatim i i trupit të femrës përmes rrobave është i ndaluar.
Kushti i pestë:
Mos të jetë hixhabi i parfymosur. Sepse nuk i lejohet gruas që të del prej shtëpis së sajë e zbukuruar dhe e parfymosur. Bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut i cili ka thënë:” Cilado grua që parfymoset dhe kalon pranë disa njerzëve që ata të ndien erën e saj, ajo është zinaqare”.
Kushti i gjashtë:
Mos të ju përgjasoj gruaja rrobave të meshkujve. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut i cili ka thënë:” nuk është prej nesh ajo grua e cila ju përgjason burrave dhe ai burrë i cili ju përgjason grave.
Kushti i shtatë:
Mos të ju përgjasoj me mbules pabesimtareve. Bazuar nga hadithi i të Dërguarit të Allahut i cili na ndalon të ju përgjasojmë pabesimtareve. Thotë i Dërguari i Allahu:” Kush i përgjason një populli ai është prej tyre”.
Kushti i tetë:
Mos të ketë për qëllim me mbules parqitjen para të tjerave dhe lavdrimin me atë mbulesë.

Të gjitha këto kushte që i cekëm në lidhje me mbulesën janë të mbështetura në Kuran dhe në sunnetin e të Dërguarit të Allahut. Për këtë femra muslimane duhet t’ju përmbahet këtyre rregullave në mbulesë kur ajo dëshiron të dal prej shtëpis së saj. Nuk do të thot se hixhabi pa tjetër duhet të jetë në një formë të caktuar, por me rëndësi është që të plotësoj atë që cekëm më lartë.

Allahu e dinë më së miri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *