A i lejohet Nënës që të hyjë në dhomën e nuses së djalit pa lejen e saj?

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira. Në paragrafin e dytë (pyetësja) thotë: Shejkh Muhamed! A i lejohet nënës së burrit që të hyjë në dhomën e nuses së djalit kur ajo mungon, dhe a i lejohet që të marrë nga ai (djali) apo nga kjo dhomë atë që do ajo me argumentin se kjo është pasuria e djalit të saj?

Përgjigje: Nënës së burrit, nuk i lejohet që të hyjë në dhomën që është e veçantë për burrin e saj (nuses), sepse kjo dhomë është nga sekretet që njeriut nuk i lejohet të vështrojë në të. Unë e këshilloj nënën e këtij bashkëshorti që të ketë frikë Allahun e Lartësuar për veten e saj dhe të mos e shtypë këtë robëreshë të gjorë, sepse gruaja me burrin është sikur robi me pronarin e tij.

“Kini frikë Allahun ndaj grave, sepse ato me të vërtetë janë robëresha tek ju.”

Në bazë të kësaj, nëna e ka detyrë që ta ketë frikë Allahun – e Plotfuqishëm e të Madhëruar – për veten e saj dhe të mos e dëmtojë këtë grua, ngase Allahu i Lartësuar në Librin e Tij madhështor thotë:
“Ata që i dëmtojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që ata nuk e kanë bërë, ata mbartin mbi vete shpifje dhe mëkat të qartë.” El-Ahzab, 58
Ndoshta dëmtimi i asaj (nënës së djalit) ndaj kësaj gruaje bëhet shkak që burri ta ndajë atë dhe kjo (nëna e djalit, me këtë gjë që bën) është në gradën e magjistarëve të cilët mësojnë nga magjia sesi ta ndajnë burrin nga gruaja.

Pastaj, ajo (nëna) në këtë rast, d.m.th. ajo është zullumqare në rastin kur ajo komandon nusen e djalit me pa të drejtë, dhe nusja ka të drejtë t’i lutet (Allahut) kundër saj, për arsye se Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – i tha Muadh ibën Xhebel-it kur e dërgoi atë në Jemen:
“Ki frikë nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, sepse me të vërtetë nuk ka perde në mes tij dhe Allahut.”

Le ta dijë kjo nënë se, nëse bën padrejtësi dhe ajo, ndaj të cilës i është bërë padrejtësi, lutet kundër saj, Allahu do t’i përgjigjet lutjes së saj qoftë edhe pas një kohe. Ndodh që lutja të mos pranohet shpejt, por atij që i është bërë padrejtësi i cili i drejtohet Allahut, patjetër se do të ndihmohet, qoftë edhe pas një kohe.

Përktheu: Jeton Shasivari
Autor: Shejkhu, Fekihu, Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, kaseta 601

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *