Vendi ku mund të bëheni milioner për një vit dhe ne mund të shkojmë pa viza

A e dini se është një vend ku vetëm nëse qëndroni një vit duke punuar mund të bëheni milioner? Po, po… dhe ne mund të shkojmë pa viza.
Bëhet fjalë për Norvegjinë, një lajm mjaft i mirë ka mbërritur ditën e sotme lidhur me fondin e këtij shteti.

Banka qendrore norvegjeze, e ngarkuar me menaxhimin e fondit, njoftoi:

Fondi sovran i Norvegjisë, më i madhi në botë, arriti sot për herë të parë 1,000 miliardë dollarë.

Ky nivel përbën gati 189,000 dollarë për çdo banor të Norvegjisë, që aktualisht ka 5,3 milionë.

I krijuar në vitet 1990 për të shfrytëzuar të ardhurat e naftës për shtetin norvegjez, fondi kaloi këtë nivel simbolik falë vlerësimit të monedhave kryesore botërore në raport me dollarin dhe ecurisë së mirë të bursave.

I përbërë kryesisht nga aksione (65,1 për qind të totalin në fund të tremujorit të dytë) por gjithashtu edhe nga bono thesari dhe asete në pasuri të patundshme, fondi sovran norvegjez është një investitor me shumë peshë që është i pranishëm në rreth 9 000 sipërmarrje, si dhe ai vetëm kontrollon 1,3 për qind të kapitalit botëror dhe 2,3 për qind të atij evropian.

Drejtori i fondit Yngve Slyngstad, në një komunikatë thotë:

Mendoj se askush nuk priste që fondi të arrinte në vlerën e 1 000 miliardë dollarëve kur u bë derdhja e parë nga të ardhurat e naftës (një çek modest prej 300 milionë dollarësh, shënim i përkthyer) në vitin 1996”.

Ky kursim faraonik ka për synim të financojë shtetin social kur burimet e naftës të shterojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *