Muslimani në burg dhe e fejuara e tij jasht burgut (tregim i vërtetë)

Një tregim i vërtetë i dashuris

U burgos thirrësi Kemal Senaniri në vitin 1954 dhe e kanë nxjerr formalisht para gjykatës me të vetmin shkak, sepse thonin Allahu është Zoti ynë. E gjykuan me dënim me vdekje. Pastaj ja lehtësuan dënimin në 25 vjet burg me punë të rënda dhe pas 25 viteve të kthehet përsëri në burg.
Pasi i kaloi pesë vite në burg u detyrua të shkoj në spitalin e burgut. Aty u takua me Sejid Kutbin, i cili gjithashtu shërohej në të njëjtin spital.
Në këtë vend vend Kemal Senaniri e kërkoi dorën e motrës së Sejid Kutbit, Emine Kutub-it, nga Sejid Kutubi. Pasi që ia paraqiti këtë kërkesë Sejid Kutubi motrës së vet, ajo e pranoi dhe u fejuan. Kjo fejesë zgjati njëzet vite të plota. Aq mbeti ky i fejuar trim dhe muxhahid në burg deri sa doli prej tij. Pastaj vënduan kurorë.
Ndërkohë i dërgoi një letër ku mes tjerash i shkroi: “Kaloi një kohë e gjatë. Po më dhimbsesh për këtë vuajtje që e përjeton. Në fillim të lidhjes tonë të thashë, ndoshta nesër lirohem. Mirëpo kaluan njëzet vjet të plota, ndoshta këtu më vjen edhe exheli. Nuk dëshiroj që të jem pengesë në rrugën e lumturisë tënde”. Ajo iu përgjigj: “Zgjodha shpresën të cilën e pres, rrugën e xhihadit dhe xhenetit, nuk kam mëdyshje e as që pendohem për këtë që kam zgjedhur”.
Kaluan shtatëmbëdhjetë vite të gjata dhe doli nga burgu në vitin 1976 që të vazhdon me Eminen besnike udhëtimin e besnikërisë dhe rezistencës dhe u martuan. Eminja i kaloi vitet më të ëmbëla të jetës me te.
Në vitin 1981 e kidnapuan përsëri dhe e burgosën. Mbeti në burg deri sa vdiq, e lusim Allahun ta pranon si shehid, si rezultat i maltretimeve të mëdha dhe të vështira në të cilat kaloi aty. Kufomën ia dorëzuan familjes me kusht që ta varrosin dhe pa organizuar të pame për te.
Mbeti Eminja duke jetuar me ato kujtime të bukura, të cilat i shfaqi nëpërmjet këtyre vargjeve:

Vallë a do takohemi sërish

Vallë a do takohemi sërish
Apo mos ishte takim në vegim
I cili iku dhe hija e sajë u tret
Kujtim i cili vuajtjen ma largon

Vazhdimisht kështu e pyes zemrën time
Çdo herë që zgjatet mungesa jote
Pamjen tënde kur parafytyroj më tingëllon buzëqeshja jote
Sikurse përgjigjen tënde e dëgjoj

A nuk ecëm bashkë në këtë rrugë
Tokën e thatë pjellore ta bëjmë
Në një rrugë plot thera kemi ecur
U privuam nga të gjitha dëshirat tona
Mallin e varrosëm në thellësirat tona
Ecëm për të fituar kënaqësinë dhe shpërblimin
Për të ecur bashkë besën e dhamë
Por ti nxitove ikjes ti përgjigjesh

Kur më thirri Zoti Begatues
Për të jetuar në kopshte dhe gjerësi
Dhe takimi në begatitë e përhershme
Me ushtarët e Allahut dhe miqtë e Tij
Të cilët ofruan shpirtin dhe ymrin
Pa mëdyshje thirrjes iu përgjigjën

Le të kthehet zemra nga ai gaflet
Sepse takimi i përhershëm është në atë gjerësi
Ti o shtegtar, më fal për ankesën time
Fytyrës tënde të parafytyruar që ia nisi ankimet
Ke lërë një zemër të përgjakur dhe të rënduar
Në errësirat e natës dhe në thellësirat e mjegullave është duke bredhur
Dhe kur strukem i vetmuar dhe në mëdyshje
Kaloj një rrugë të gjatë në brengosje
Atëherë më zgjatet nata dhe më egërsohet
Aty takohen valët e vuajtjes

Nuk shkëlqen në natën time asnjë dritë
Të gjitha shkënditë e flakës janë mbuluar
Mirëpo, dije se unë do të vazhdoj njësoj
Si më takove më herët në vështirësi
Do të vazhdoj kokë lartë
Kurrë nuk do të pajtohem me fjalë ose qëndrim të ligë
Do të më miklojë gjaku i freskët
i cili e ndriçon rrugëtimin në çdo shteg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *