Ja qka thot Trump: Nuk duam migrantë nga “shtete të ndyra”, por nga..

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ka adresuar kritika në llogari të migrantëve nga disa shtete të Amerikës Latine dhe Afrikës, duke thënë se ata vijnë nga “vende të ndyra”, raporton Anadolu Agncy
Siç bëjnë të ditur mediat amerikane, Trump ka mbajtur një takim në Zyrën Ovale lidhur me çështjen e emigrantëve, ku ka thënë fjalë të rënda në adresë të disa shteteve.

Theksohet se në mbledhjen në fjalë kanë marrë pjesë senatori i Karolinës Jugore, Lindsey Graham dhe senatori i Ilinoisit, Dick Durbin, të cilëve Trump u ka thënë: “Përse duan të vijnë këtu migrantë nga këto shtete të ndyra. Do të duhet të marrim më shumë migrantë nga Norvegjia”.

Presidenti amerikan në vitin e parë të mandatit të tij nënshkroi një sërë rregullativash ligjore të cilat kanë të bëjnë me migrantët, vendime këto që kanë reflektuar negativisht mbi të drejtat e tyre.

Vendimi i fundit i Trumpit kishte të bëjë me refugjatët nga El Salvadori, numri i të cilëve pas tërmetit të vitit 2001 kur morën leje të përkohshme qëndrimi ka shkuar në rreth 200.000. Trump tha se afati i tyre për të braktisur vendin është 18 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *