KA HUMBUR 19 VJEÇARJA NGA STUDENIÇANI (FOTO)

Familjarët luten që çdo kush që mund ta takoj dikund Arifen 19 vjeçare, menjëherë t’i kontaktojë

Arife Kurtishi (19) nga fshati Studeniçan, ka humbur. Familjarët thanë për Made in ISLAM se ajo ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk ka asnjë shenjë se ku mund të gjindet tash  e 2-muaj!

Që nga ajo ditë, policia është vënë në kërkim të saj në çdo qytet të Maqedonisë dhe me gjere!

Siç u shprehën familjarët, Arifja ka qenë nxënëse e shkëlqyer dhe shembullore dhe nuk mund të kuptojnë arsyet se pse të bëjë një veprim të tillë. Por sipas tyre, Arifja kohëve të fundit ka dhënë shenja depresioni.

Familjarët luten që çdo kush që mund ta takoj dikund Arifen 19 vjeçare, menjëherë t’i kontaktojë në numrin e telefonit 070/672-640 ose Policinë!
Shperndarja juaj ndoshta na qetson neve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *