Si E Ndryshon Duaja Caktimin E Zotit?

Pyetje: A e ndryshon lutja kaderin (caktimin e Allahut)?’’

Përgjigje: Ka ardhur në hadithin të cilin e saktësojnë disa dijetarë ku thuhet:

‘’Nuk e ndryshon kaderin përveç duasë-lutjes.’’

Që ka për qëllim: Allahu e ka caktuar që personi të lutet, e për shkak të kësaj lutjeje të ndodhë kjo apo ajo. Kjo është në përputhshmëri me hadithin:

‘’ Kush dëshiron ti shtohet rrizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore.’’

Me këtë nuk duhet nënkuptuar që ka ndryshim të caktimit të Allahut. Mirëpo Allahu e ka caktuar që përsoni të mbaj lidhjet farefisnore dhe për këtë shkak ja zgjatë jetën, apo tjetri nuk i ruan lidhjet farefisnore Allahu për këtë shkak ja shkurton jetën. Prandaj themi se të gjitha janë me Kaderin- caktimin e Allahut të Lartësuar.

Pra e ka caktuar që përsoni të lutet dhe lutja e tij të sjell rezultat-dobi. Apo tjetri nuk lutet dhe kështu nuk do të ketë asnjë lloj rezultati.

Shkruar nga Shejkh Suhejmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *