Erdoğan: Shembulli im është Pejgamberi Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se “Kur ne ngremë zërin kundër këtyre (mizorëve) dikush çfarë thotë për ne? Na quajnë ‘diktator‘. Le të shprehen, ne do të vazhdojmë të ngremë zërin kundër këtyre. Sepse profeti ynë ka thënë se ‘pajtimi me mizorinë është mizori‘. Në një botë ku pajtimi me mizorinë është mizori a mund t’u themi ne këtyre që ‘po veproni mirë, vazhdoni?”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan, në programin e zhvilluar në Qendrën e kongreseve në Stamboll me rastin e festës së ditëlindjes së profetit Muhammed (a.s) ka mbajtur një fjalim ku dhe ka uruar për këtë festë dhe për natën e mirë të Miraxhit natën e ardhshme.
Duke transmetuar se në Kuran profeti Muhammed është “shembulli më i mirë”, Erdoğan, ka vazhduar më tej fjalën e tij duke thënë:
“Jeta e tij ka qenë udhëzuesi më i mirë jo vetëm për popullin e tij por për të gjithë njerëzinë që ka ardhur pas tij. Morali, rekomandimet dhe suneti i tij për muslimanët kanë qenë busulla e lumturisë e kësaj bote dhe botës tjetër. Ai ka qenë më i mëshirshmi, më i sjellshmi i njerëzve. Ai ishte falës, nuk lëndonte askënd. Ai edhe për armiqtë madje dëshironte të mirën. Profeti ynë ishte i buzëqeshur me të gjithë dhe rekomandonte për durim, kënaqësi përballë problemeve që përballemi. Ai pëlqente të ndante me të tjerët, ku edhe shumë netë bashkë me familjen e tij kanë qëndruar në uri pasi ka ndarë edhe bukën e tij me të tjerët që nuk kanë patur”.
Duke cekur fjalimin e mbajtur ditë më parë gjatë një pritjeje për fëmijët e adhur nga vende të ndryshme në rezidencën presidenciale me rastin e 23 prillit festës së fëmijëve ku ka theksuar se “Fatura e luftës së shkaktuar nga të mëdhenjtë nuk duhet ti atribohet fëmijëve, dhe se trupat e vegjël nuk duhet të paguajnë koston e pandjeshmërisë së tyre”, presidenti Erdoğan duke iu drejtuar të pranishmëve në sallë ka theksuar:
“Një musliman që nuk ia vë veshin zërit të afërsisht 1 milionë të pafajshmëve që masakrohen në Siri, ku një pjesë e madhe e tyre janë fëmijë cilën nga këto rekomandime të profetit mund të pranojë se ka zbatuar? Të gjithë e kemi parë nëpër ekrane situatën e babait me dy binjakët në krahë të cilët ranë dëshmorë në sulmin me armë kimike. Ne atë baba e sollëm në Hataj, në Turqi dhe u takova me atë, xhaxhain dhe familjarët. Fatkeqësisht nga e njëjta familje kanë humbur jetën 100 persona. Pra, mendoni situatën e atij babai që ka humbur bashkëshorten edhe dy fëmijët e tij. Edhe përsa kohë do të vazhdojnë mizorët në këtë botë mizoritë e tyre duke mos gjetur ndëshkimin. Kur ne ngremë zërin kundër këtyre (mizorëve) dikush çfarë thotë për ne? Na quajnë ‘diktator‘. Le të shprehen, ne do të vazhdojmë të ngremë zërin kundër këtyre. Sepse profeti ynë ka thënë ‘pajtimi me mizorinë është mizori‘. Në një botë ku pajtimi me mizorinë është mizori a mund t’u themi ne këtyre që ‘po veproni mirë, vazhdoni?”.
“Një besimtar si mund ta shikojë veten se ndjek profetin kur nuk vepron dhe është dëshmitar i dramës së fëmijve që vuajnë nga uria sot në Somali?”, tha Erdoğan duke rikujtuar se profeti Muhammed ka thënë se “Kur vëreni një të keqe rregullojeni me dorë, nëse nuk ju majfton fuqia, paralajmëroni me gjuhë, nëse edhe me atë nuk u mjafton fuqia dënojeni me zemër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *