HADITH QË IA VLEN TA DISH

Nga Ebu Abdullah En-Nu’man ibën Beshir radijAllahu anhuma përcillet të ketë thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Hallalli është i qartë edhe harami është i qartë, por mes tyre ka gjëra të paqarta, të cilat nuk i dinë shumica e njerëzve. Andaj kush ruhet nga gjërat e dyshimta e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet. Ndërsa kush bie në to, ka rënë në haram. (Kjo është) ngjashëm me çobanin që e kullot bagëtinë përreth tokës së ruajtur (të dikujt tjetër); Në çdo moment pritet që bagëtia e tij të futet aty. Vërtet, çdo mbret ka tokën e vet të ruajtur dhe vendi i ruajtur i Allahut janë ndalesat e Tij. Vërtet se në trupin e njeriut është një copë mishi, e cila nëse është e shëndoshë, edhe trupi tërësisht do të jetë i shëndoshë. E, nëse prishet, edhe trupi tërësisht do të prishet. Ajo (copë mishi) është zemra.”

Buhariu dhe Muslimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *