Mediat britanike: Arabia Saudite shpërblen me 60 milionë dollarë princin Harry për muajin e mjaltit

Mediat britanike njoftuan për një shpërblim prej 60 milionë dollarë nga Arabia Saudite për princin Harry dhe gruan e tij për të kaluar muajin e mjaltit në këtë vend, pavarësisht nga kushtet e vështira ekonomike dhe shpenzimet e paparashikuara të buxhetit në Arabinë Saudite.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, mediat britanike duke cituar Shtëpinë Mbretërore Britanike raportojnë se autoritetet saudite i kanë dhënë princit Harry dhe gruas së tij Megan Mehrner një shpërblim prej 60 milionë dollarë për muajin e mjaltit për të vizituar Xhedan pas ceremonisë së martesës së tyre në muajin maj. Megjithatë, Arabia Saudite po lufton këto ditë me mungesë të buxhetit, që është mangësia më e rëndë në historinë e saj. Qëllimi i Arabisë Saudite është të tregojë se dyert e Arabisë Saudite janë të hapura për të gjithë turistët. Mediat kanë raportuar se plani i Arabisë Saudite për të sjellë Princin Harry dhe gruan e tij në Arabinë saudite për muajin e mjaltit nuk është njoftuar zyrtarisht deri më tani, por kjo do të çojë në hapjen e degës së parë të restorantit Haters në Riad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *