Vdes 14 vjeçari palestinez i plagosur nga ushtarët izraelitë

Sot ka rënë dëshmor palestinezi Muhammed Sami Dehduh (14), i cili u plagos gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e zhvilluara në kufirin e Gazës, si reagim ndaj vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Eshraf el-Kudra, tha se Dehduh i cili u plagos rëndë nga forcat izraelite, ka rënë dëshmor.

Dehduh, u plagos rëndë pas një plumbi të marrë në pjesën e gjoksit të përdorur nga ushtarët izraelitë gjatë protestave të zhvilluara ditën e premte në pjesën kufitare lindore të Gazës.

Në protestat e zhvilluara që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e njohu Kudsin si “kryeqytetin e Izraelit”, 15 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga ndërhyrjet e forcave izraelite të sigurisë kundër palestinezëve, veçanërisht në Kudsin Lindor të pushtuar, në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në kufirin e Gazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *